Transmetuar më 04-02-2019, 12:21
Edi Rama, Albin Kurti, Gent Cakaj

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti komenton delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm nga Kryeministri Edi Rama, te shqiptari i Kosovës, Gent Cakaj.

Teksa ishte ditën e sotme i pranishëm në protestën e pedagogëve të fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, ai tha se në vendin e Gent Cakaj mund të kishte pasur persona të tjerë.

“Gent Cakaj shpërtheu si rrena! Edhe në Republikën e Shqipërisë edhe në Republikën e Kosovës ka njerëz më cilësor, më të përgatitur dhe më patriot sesa ai”, u shpreh Kurti.

Duke e cilësuar si njeriun e Baton Haxhiut, ai tha se ky i fundit është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë, për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror serb.

“Që ky person (Baton Haxhiu) të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë prapa tij”, tha kreu i Vetëvendosjes. /a.y/noa.al