Çfarë po ndodh me ne???
Transmetuar më 04-02-2019, 12:59
Nora Malaj

Si ka mundësi që Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme minimalisht nuk ka dalë publikisht për t’u shprehur për rastin, kur vajza është minorene, nxënëse e shkolle dhe jeta e saj duhet të sigurohet nga shteti si brenda institucioneve dhe në mjediset e qytetin ku jeton?

Nga Nora Malaj

Çfarë po ndodh me ne???? Ngjarja që ka ndodhur me të miturën 14-vjeçare, dhe që u mbajt e fshehtë deri sa para dy ditësh doli nga Doktor Berisha ka tronditur vendin!

E para, si ka mundësi që shteti ka heshtur dhe askush nuk është ndjerë deri tani???!!!

Si ka mundësi që Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme minimalisht nuk ka dalë publikisht për t’u shprehur për rastin, kur vajza është minorene, nxënëse e shkolle dhe jeta e saj duhet të sigurohet nga shteti si brenda institucioneve dhe në mjediset e qytetin ku jeton? Si mund të ndodhi kjo ngjarje makabre një serial monstruoz selljesh perverse dhe shteti hesht???

Nuk e di po si ka mundësi që njësisë për mbrojtjen e fëmijëve nuk i jepet asnjë informacion, ndërkohë që shteti e ka detyrimin ligjor dhe të gjithë heshtin????

Drama po luhet në kurriz të fëmijëve e familjeve shqiptare, si asnjëherë tjetër… Sot çdo familje ndjehet e dhunuar dhe abuzuar…

Sot jo vetëm shtet ka rënë po dhe thika i ka shkuar shqiptarëve në kockë, atje ku nuk mban më. Sot shkolla shqiptare është dhunuar, familja shqiptare traumatizuar dhe policia është në drejtim të paditur. Shteti ka rënë se nuk mbron qytetarët e tij.

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, djemtë shokojnë me dëshmitë

Nën akuzë për përdhunimin e së miturës, dalin para gjykatës 7 adoleshentë

Tetë djem bënë seks me nxënësen 14-vjeçare në Kavajë, Policia: Nuk ishte përdhunim!

Përdhunimi i të miturës në shkollën e Kavajës, zhduket i teti i seksit serial