Transmetuar më 04-02-2019, 21:22

Ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë, duhet të tregojnë më shumë kujdes me pirjen e kafesë.

Sipas mjekëve, nëse abuzoni mund ta pësoni shumë keq.

Nga një studim i realizuar në Itali, u morën 1 mijë e 200 persona nga mosha 18 deri në 45 vjeç.

Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh.

Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg.

Gjetjet e studimit italian mbi lidhjen mes kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër

Në harkun kohor të 12 viteve, ekspertët vunë re rreth 60 raste problemesh shëndetësore me qarkullimin dhe zemrën.

Në 80 përqind të rasteve, njerëzit përjetuan një atak në zemër ndërsa të tjerët u përballën me ishemi, probleme me veshkat dhe probleme me qarkullimin e gjakut.

Sipas ekspertët, njerëzit që pijnë shumë kafe në ditë janë 4 herë më të rrezikuar nga problemet e lartpërmendura. /k.k/noa.al/