Transmetuar më 05-02-2019, 14:21

Një grua 48-vjeçare dyshohet të jetë vrarë në shtëpinë e saj, teksa në banesë ndodeshin edhe tre fëmijët.

Brenda pak orëve gjatë kësaj të hëne, bashkëshorti i saj i dha fund jetës, duke u hedhur nga një urë.

Policia nuk ka gjetur asnjë mesazh apo të dhënë lidhur me problemet në çift, ndërkohë që dyshimet paraprake janë për vrasje-vetëvrasje.

Gruaja Denise Bartone, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në New Jersey, SHBA.

Ndërkohë kufoma e burrit, Kenneth Bartone, u gjet në lumin Raritan, teksa makina e tij ishte parkuar pranë urës ‘Thomas Edison Memorial Bridge’.

Tre vajzat e çiftit të cilat nuk pësuan asnjë lëndim, u dërguan në kujdestari tek të afërmit e nënës, shkruan noa.al.

Denise Bartone është ish-presidente e Freehold Township Education Foundation, shoqatë e cila mbledh fonde për mësuesit që punojnë larg zonave të tyre. /a.y/noa.al