Transmetuar më 05-02-2019, 17:58

Një video e postuar së fundmi në internet është kthyer në virale vetëm brenda pak orësh pas publikimit të saj.

Ajo që shihet në video janë dy gra, konkretisht një grua italiane dhe një nëne e re e huaj të cilat përfundojnë duke u grindur në mes të autobusit.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar dy gratë të pqërfundojnë duke u zënë bashkë, por grindja e tyre nga fjalët ka vijuar edhe me shuplaka.

Pamjet e filmuara tregojnë se njëra nga gratë edhe në momentin që ka qenë duke zbritur nga autobusi në stacion nuk shkëputet lehtë duke e qëlluar nënën e re e cila kishte pranë edhe dy fëmijët e saj.

Ngjarja është regjistruar në një nga linjat e autobusit në Milano të Italisë, ndërsa për të kuptuar më shumë rreth saj mjafton të shihni videon e postuar më poshtë./b.l/noa.al/