Transmetuar më 05-02-2019, 18:37

Një djalë 12-vjeçar u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr 39 sfera magnetike nga organi i tij gjenitali. I riu, me origjinë nga Wuhani, në krahinën kineze të Hubeit, tha se kishte futur shtresën e sferave përmes uretrës për "kuriozitet".

Kur ai u dërgua në Spitalin e Fëmijëve të Wuhan më 13 janar, u tha mjekëve se kishte "gëlltitur disa objekte të huaja", siç raportohet nga KanKan News.

Por Dr. Wang Jun, një urolog i spitalit, ishte i tronditur kur gjeti 39 sferat, të njohura edhe si Buckyballs, në traktin urinar të djalit. 12 vjeçari atëherë u tha të vërtetën mjekëve.

"Ai na tha se ishte kurioz dhe kështu e vuri Buckyball në penisin e tij," shpjegoi urologu. Një skaner tregoi sferat e vogla magnetike të radhitura për të formuar një lloj "L". Personeli mjekësor i nënshtroi fëmijës në operacion për nxjerrjen e sferave.

"Ishte e pamundur nxjerrja e sferave të magnetit në mënyrë autonome: shtrirja do të kishte ndryshuar nëse do të përpiqej t’i nxjerrë ato vetëm", ​​tha Wan Jun. Djali tani është në gjendje të urinojë pa probleme dhe po rimëkëmbet në spital./b.l/noa.al/