Transmetuar më 05-02-2019, 19:21
Një alpinist në Kolorado u përlesh me një luan mali të hënën, duke e vrarë kafshën e egër në kushtet e vetëmbrojtjes.
Luani e sulmoi atë duke i shkaktuar kafshime të rënda.
Burri, i cili nuk është identifikuar, po ecte në malin e Horseve, rreth 66 milje në veriperëndim të Denverit.
Luani i malit e sulmoi atë nga prapa duke e kafshuar në fytyrë, shpinë, këmbë dhe krahë.
Megjithatë, nuk u zbulua saktësisht se si ngjitësi në mal, arriti të vriste kafshën.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në Twitter, nëse ishte përdorur ndonjë armë, agjencia për mbrojtjen e kafshëve e mohoi.
Në këtë mënyrë, burri e ka luftuar kafshën vetëm me duart e tij dhe sendet rrethanore, duke e vrarë atë.