Transmetuar më 06-02-2019, 11:23

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi që ka hasur probleme dhe është përballur me drejtësinë për evazion fiskal.

Edhe Jose Murinho, bashkëkombasi dhe ish-trajneri i tij, ka kaluar të njëjtën gjë.

Këtë të martë ai është shpallur fajtor nga gjykata për evazion fiskal, duke u dënuar me një vit burg, dënim i cili është zëvendësuar me thuajse 2 milionë euro gjobë.

Ai akuzohet se gjatë viteve 2011 dhe 2012, kur drejtonte Real Madrid, ka fshehur të ardhurat, bëhet fjalë për rreth 3 milionë euro.

Ditën e djeshme ai doli para gjykatës së Madrid, ku dhe u dha vendimi ndaj tij. /a.y/noa.al