Transmetuar më 06-02-2019, 12:20
Wiliiam Brown

U ther nga një pjesë e një cigareje elektronike, e cila i shpërtheu në dorë. Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen 24-vjeçari amerikan Wiliiam Brown, nga Fort Worth, në Texas, të cilit i shpërtheu cigarja elektronike, pak pasi e ndezi.

I riu kishte hipur në makinë, pak pasi kishte blerë cigaren në një dyqan të specializuar.

Më pas ai u pa duke dalë nga makina teksa përpëlitej, i larë në gjak, i cili i rridhte nga qafa.

Siç zbuluan hetimet, një pjesë e cigares që kishte shpërthyer, e kishte prerë në fyt duke i shkaktuar plagën fatale.

Ai qëndroi dy ditë në spital, ku dhe gjeti vdekjen gjatë kësaj të hëne, shkruan noa.al.

Gjyshja e tij tregoi për mediat vendase se nipi nuk pinte duhan por se e kishte blerë cigaren elektronike për të lehtësuar dhimbjen që kishte nga një lloj astme, prej së cilës vuante prej vitesh. /a.y/noa.al