Transmetuar më 06-02-2019, 17:00

Pas fakultetit të Filologjikut, edhe ai i Shkenca Sociale i ka dhënë fund grevës tre ditore të pedagogëve.

Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Shkencave Sociale vendosi që ditën e enjte procesi mësimor do të rifillojë normalisht.

Ndërprerja e grevës treditore sipas tyre, ka të bëjë me studentët për të mos humbur kështu vitin akademik 2018-2019.

Ndërsa Asambleja e këtij fakulteti ka vendosur nisjen e një peticioni të përbashkët me studentë, pedagogë dhe qytetarë drejtuar qeverisë shqiptarëve për shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë, koordinimin e veprimeve me pedagogë të fakulteteve të tjera dhe universiteteve të tjera për vijuar kundërshtimin e ligjit si dhe përshkallëzimin e hapave ligjore deri në një referendum kombëtare.

Gjithashtu, Asambleja ka vendosur vazhdimin e veprimeve drejt organizimit sindikalist të pedagogëve dhe personelit administrativ si dhe nisjen e një procesi të reformimit të brendshëm në këtë fakultet nëpërmjet diskutimeve formale në Asamble dhe takime periodike me studentët.

Pedagogët e këtij fakulteti kanë qenë në grevë prej tre ditësh ku kanë kërkuar që të rrëzohet ligji për Arsimin e Lartë, sikurse kolegët e tyre të “Filologjikut”./b.l/noa.al/