Transmetuar më 06-02-2019, 17:21

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është një nga anëtarët e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore në Mal të Zi.

Lajmin që Ardian Fullani është emëruar në këtë detyrë e kanë bërë publike mediat atje.

Shtypi në Malin e Zi nënvizon edhe faktin që Fullani ka qenë nën akuzë në Shqipëri për Vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.

“Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë”, thuhet në artikullin e gazetës “Vejesti”.

I pyetur nga kjo gazetë nëse emërimi i Fullanit në këtë post do të ndikojë në besueshmërinë e Bankës së Malit të Zi, Guvernatori i Malit të Zi nuk pranoi të përgjigjet. /k.k/noa.al/