Transmetuar më 06-02-2019, 17:59

Vjen lajmi i shumëpritur për tifozët dhe lojtarët. Atadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë gati për të zhvilluar ndeshje në datën 11 qershor të këtij viti.

Në këtë datë Shqipëria do të luajë ndeshjen kundër Moldavisë.

Një gjë e tillë është raportuar nga FSHF edhe te UEFA, ku duket se gjithçka do të jetë gati dhe kombëtarja do të ketë shtëpinë e re.

Prej kohësh kombëtarja ka luajtur ndeshjet zyrtare në dy stadiume, “Loro Boriçi” në Shkodër, dhe “Elbasan Arena”.

Të gjitha ndeshjet eleminatore të Europianit 2020 do të luhen në Tiranë. /k.k/noa.al/