Transmetuar më 06-02-2019, 18:23

Një prej lojtarëve më të mirë në botë do të mungojë sonte. Është Kristiano Ronaldo që u shit te Juventusi.

Por duket se një tjetër yll do të mungojë në sfidën e mbrëmjes së sotme.

Ajo që tremb më tepër kampin katalanas është prezenca e Lionel Messit, i cili mori një goditje të fortë në ndeshjen e kampionatit ndaj Valencias.

Gjithsesi “pleshti” është përfshirë në listën e trajnerit Ernesto Valverde, edhe pse nuk dihet ende minutazhi që do i jepet në fushë.

Nga ana tjetër, Reali i Madridit do të luaj takimin e dytë pa 5 herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Luzitani zgjodhi Juventusin për të vijuar karrierën, duke lënë një gropë të madhe te kampionët në fuqi të Europës. Diçka e tillë u vu re edhe në “El Classico” e parë të sezonit, ku ishte Barcelona ajo që triumfoi thellë, 5-1. /k.k/noa.al/