Transmetuar më 06-02-2019, 20:39

Varësia ndaj drogës është e tmerrshme, dhe jo pak njerëz e kanë pësuar rëndë.

Disa pamje shqetësuese po qarkullojnë në internet të cilat tregojnë transformimin e një gruaje si paspojë e përdorimit të drogës së njohur me emrin “krokodil”.

Emma Davies, 41 vjeç, thuhet se ka pësuar plagë të tmerrshme, pasi përdori substancën që është dhjetë herë më e fortë se heroina.

Droga kimiko-desomorphine, është quajtur ‘droga më vdekjeprurëse në botë’ pasi u shfaq së pari në Rusi.

Ekspertët thonë se ajo mund të shkaktojë kalbëzimin e mishit vetëm me një injeksion të vogël.

Ajo mund të përgatitet duke përdorur tretës të hollë të bojës, jod, acid klorhidrik dhe fosfor të kuq.

Ata që injektojnë drogën kaustike mund të zhvillojnë ulcera të lëkurës, infeksione dhe gangrenë, si dhe luspa të ngjashme me të krokodilit, duke i thënë kështu drogës emrin e zvarranikut.