Transmetuar më 06-02-2019, 21:51

Një nga pasagjerët e tmerruar filmoi incidentin e djegies së motorit të një aeroplani, i cili po drejtohej për në Panama Siti.

Ngjarja ka ndodhur më 31 janar të këtij viti, ndërsa e ka konfirmuar Cesar Luciano, personi i cili ka realizuar videon.

Flaka shfaqet pranë dritares së tij ndërsa avioni fluturon mbi fshatrat e Panamasë, para se britmat të dëgjohen në sfond.

Duke përshkruar përvojën traumatike, Luciano tha: Asnjëherë më parë nuk kam pasur kaq shumë mendime në një kohë kaq të shkurtër. Mendova se këto gjëra ndodhin vetëm në filma.

Avioni u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Tocumen pasi piloti u alarmua për zjarrin, ndërsa një hetim është duke u zhvilluar në lidhje me këtë.