Transmetuar më 07-02-2019, 14:03

Tiranë, NOA.al- Masat ajrore të qëndrueshme por të ftohta do të ndikojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Herë pas-here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat jugore-juglindore por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al