Transmetuar më 07-02-2019, 15:46

Ka pasur një lidhje të fortë midis konsumit të produkteve të qumështit dhe diabetit të tipit 1 në fëmijët më pak se një vjeç. Përveç kësaj, gratë e moshës nga 20 dhe 46 vjeç që konsumojnë produktet e qumështit janë në rritje të rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Nëse këto arsye nuk janë të mjaftueshme për t’ju bindur të ndaloni të pini qumësht, atëherë i kushtoni vëmendje këtyre shenjave që trupi ju dërgon:

1.Dhimbje stomaku- Me siguri ju keni dëgjuar që disa njerëz janë lactose intolerant. Në fakt kjo është një çrregullim i zakonshëm. Megjithatë, çfarë është laktozë dhe përse shkakton kaq shumë probleme? Ky është përbërësi i ëmbël ose "sheqer" i qumështit, i cili kërkon praninë e një enzime të quajtur lactase që të tretet në mënyrë adekuate nga trupi. Ajo është e pranishme në sasi të mëdha kur jemi fëmijë, por zhduket kur bëhemi të rritur. Kjo e bën të vështirë tretjen e laktozës, duke shkaktuar dhimbje stomaku.

2.Ënjtje- Kjo simptomë lidhet përgjithësisht me atë të parën. Shkaku është saktësisht i njëjtë, dmth. mungesa e laktazës në zorrën e vogël. Ënjtja zakonisht ndodh tridhjetë minuta pas pirjes së një gotë qumësht ose të hahet një copë djathi.

3.Diarre- Në këtë pikë, ënjtja dhe fryrja mund të jenë probleme të vogla. Diarreja, e cila gjithashtu mund t’ju torturojë për shumë ditë, tregon qartë se trupi juaj nuk është në gjendje të tresë laktozë. Çuditshëm është se në shumë raste të intolerancës laktoze, jo të gjitha produktet e qumështit shkaktojnë këto reagime.

4.Kruarje- Kjo simptomë me siguri vjen nga një alergji në qumësht, dhe jo nga intoleranca e laktozës. Shfaqet kur sistemi imunitar nuk reagon mirë me produktet e qumështit dhe i konsideron ato si organe të huaja.

5.Puçrra fytyre- Dihet se produktet e qumështit stimulojnë prodhimin e sebumit. Kjo shkakton shfaqjen e skuqjes, ënjtjes dhe akneve, sidomos në fytyrë. Nëse jeni duke u trajtuar nga një dermatolog për disa kohë dhe nuk dihet ndonjë përmirësim, ndoshta është koha për t’i thënë lamtumirë qumështit.

6.Historia e kancerit- Në qumësht ekziston një hormon i quajtur IGF-1, i cili është përgjegjës për disa lloje të kancerit: gjirit, zorrës së trashë, prostatës dhe mushkërive. Ky hormon përshpejton rritjen e qelizave të kancerit duke rritur rrezikun e kancerit me 33%./b.l/noa.al/