Transmetuar më 07-02-2019, 17:21

Një grua shkoi për t’u dhënë ushqim derrave por nuk e dinte se do të kthehej vetë në ushqim për ta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të Rusisë ku 56-vjeçarja u sulmua për vdekje nga kafshët.

Fillimisht asaj i ra të fikët dhe më pas derrat i hëngrën thuajse gjithë fytyrën.

Bashkëshorti i saj ishte i sëmurë dhe u zgjua ta kërkonte kur kuptoi se po vonohej.

Ai shkoi për ta kërkuar dhe e gjeti trupin e saj pjesërisht të përpirë në stallë. Detektivët thanë se nuk kishin hasur prej vitesh një rast tronditës të tillë. /k.k/noa.al/