Transmetuar më 08-02-2019, 10:15

Qysh në vegjëli kemi dëgjuar shpesh se “dashuria e parë nuk harrohet kurrë”. Kjo duket se është e vërtetë dhe kush e ka provuar dhe është ndarë, mund ta pohojë.

Natyrisht shkenca, në këtë rast psikologjia ndihmon për të shpjeguar këtë fenomen.

Siç shkruan ‘Washington Post’, duke cituar psikologun Jefferson Singer, të Connecticut College, thuhet se dashuria e parë mbetet gjatë në kujdes, pasi në atë moment jemi të rinj, plotë jetë dhe të bukur.

Dashuria e parë është traumë– Siç thuhet në një studim të Stony Brook University të New York, të drejtuar nga Xiaomeng Xu, dashuria e parë është e shoqëruar me ankth, dhe frikë. Për të arritur në këtë përfundim u analizuan ndryshimet në trurin e 18 studentëve në Pekin, pasi iu shfaqën fotografitë e të dashurit/ës së parë, për të parë se si reagonte truri i tyre.

Ndarja mes fëmijërisë dhe moshës së pjekur– Në psikologjinë e dashurisë, flitet për një libër ‘Changing Relationship’ të Malcolm Brynin. Në të shpjegohet se  si emocionet e lidhura me dashurinë e parë janë tipike të rritjes së një personi dhe nëpërmjet saj bëhet ndarja mes fëmijërisë dhe moshës së pjekur, shkruan noa.al.

Duke u rritur kupton se nuk duhet të jepesh aq shumë– Pas zhgënjimit të dashurisë së parë, për të mos vuajtur më shumë mësohet që të mos jepet aq shumë përkushtim.

Kur përvoja e dashurisë së parë është pozitive është e qartë se kërkohet të përjetohet, por kur është negative, kërkohet që të mos jetohet më, duke mbetur gjatë në mendime. /a.y/noa.al