Transmetuar më 08-02-2019, 10:46

Abuzon seksualisht me dy vajza 13 dhe 14 vjeçe, por gjyqtari i ul dënimin, duke bërë pjesërisht fajtore dy vajzat e mitura.

Raymond Soden, 67 vjeç, i akuzon të miturat se i dërgonin fotografi në Facebook ku shfaqeshin të zhveshura dhe se i kishin kërkuar para për të bërë seks me të.

Por pavarësisht ngjarjes, gjyqtari vuri në dyshim traumën e pësuar nga të miturat, duke i ulur dënimin pedofilit dhe duke e dënuar me 10 muaj burg.

Gjyqtari Michael Gibbens nga konteja e Leavenworth, në Kansas, përfundoi në qendër të polemikave, pasi uli dënimin për burrin që abuzoi me të rejat, në vendimin e dhënë pak ditë më parë.

Ai e argumentoi vendimin me faktin se vetë vajzat, e kishin pranuar se kishin negociuar me burrin dhe kishin shkuar vullnetarisht në shtëpinë e tij, ku në këmbim të seksit kishin marrë para. Ligji i Kansas parashikon që në rastin e të miturave nën 16 vjeç pozita është rënduese. Për këtë arsye vendimi i gjyqtarit u kritikua tepër, shkruan noa.al.

Ama Gibbens nga ana e tij u shpreh i vendosur në pozicionimin që mbajti, duke pohuar se nuk e kupton se çfarë traume kanë pësuar vajzat, duke qenë se në fakt kishin shkaur vullnetarisht. /a.y/noa.al