Transmetuar më 08-02-2019, 11:59

Spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Sanatoriumi, konfirmon viktimën e katërt nga gripi i derrit, i njohur ndryshe si virusi AH1N1.

Viktima e katërt është një grua e moshuar 75 vjeçe nga Lushnja, e cila ka gjetur vdekjen një natë më parë, për shkak se kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese përveç gripit.

Sakaq po dje humbi jetën edhe një 37-vjeçar nga Elbasani, po prej këtij virusi.

Më herët kanë gjetuer vdekjen edhe një qytetar tjetër nga Elbasani dhe një nga Gramshi.

Po ashtu u përfol edhe për një të vdekur tjetër prej gripit, por analizat konfirmuan se nuk bëhej fjalë për virusin AH1N1.

Gripi i derrit është sëmundje të cilën e shkaktojnë lloje të ndryshme virusesh të cilët te derri janë endemikë. Virusi H1N1, i tipit A, nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por transmetohet nga njeriu tek njeriu, njëlloj si gripi i normal, pasi është një kombinim i gjeneve të virusit të derrit, të shpendëve dhe njeriut. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. /a.y/noa.al

Humb jetën një pacient në spital, dyshohet se ishte prekur nga gripi i derrit

Bino konfirmon viktimat: Dy persona kanë vdekur nga gripi