Transmetuar më 08-02-2019, 15:14

Sëmundja më e zakonshme është padyshim aciditeti në stomak. Ai vjen nga arsye të ndryshme, por në përgjithësi është rezultat i një diete të gabuar dhe tepër të pabalancuar.

Ndonjëherë, në rastet më serioze, mjekët sugjerojnë një trajtim të bazuar në barna të specializuara për ta zbutur ose për ta eleminuar atë krejtësisht.

Për fat të mirë, megjithatë, ka edhe mjete të mira natyrore. Një shkak i aciditetit në stomak janë veçanërisht kafeina e shumtë, gjërat e skuqura, pijet e gazuara dhe alkoolike, por edhe ushqimet që janë me acid në natyrë, të tilla si domate, portokall ose limon.

Për fat të mirë ju vijnë në ndihmë ushqime të tjera të afta për të shuar çfarëdo lloj dhimbjeje. Për shembull banane: ato janë shumë të mira, sepse ofrojnë një lloj të barrierës mbrojtëse në stomak.

Ose edhe çaj xhenxhefil, pasi kjo rrënjë është një anti-inflamator super efektiv.

Perimet me gjethe jeshile janë një zgjidhje e shkëlqyer për acidin në stomak, sidomos nëse gatuhen./b.l/noa.al/