Transmetuar më 08-02-2019, 18:07

Një studim i ri tregon se në qoftë se ju zgjoheni të përgjumur dhe dëshirtoni të flini ende edhe pas alarmit, ju nuk jeni aspak dembel por kjo është shenjë e inteligjencës, krijimtarisë dhe madje bën që të jeni të lumtur.

Ky ka qenë përfundimi I arritur nga një studim i kryer nga studiuesit Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina. Të dy argumentojnë se të zgjohesh në një kohë të caktuar do të ishte një imponim për trupin tonë.

Në vend të kësaj, ndiqni ritmet natyrore që do t’ju ndihmojnë për të zhvilluar të gjithë potencialin tuaj: kjo është arsyeja pse, në përgjithësi, mendjet më krijuese do të jenë ato që e kanë të vështirë të zgjohen.

Studimi u krye nga Universiteti i Southhampton mbi zakonet e gjumit ku morën pjesë 1,229 burra dhe gra të cilët nuk shkojnë në shtrat para se të shkojë ora 23:00 dhe nuk do të zgjohen deri para orës 8:00.

Në përfundim për shkak të rrethanave socio-ekonomike në të cilën jetojmë, për shkak të krijimtarisë së tyre karakteristike ata e gjejnë veten të kenë një stil të jetës dhe pagës më të mirë se ata që shkojnë më parë në shtrat. Në thelb, ata janë edhe më të lumtur./b.l/noa.al/