Transmetuar më 08-02-2019, 19:48

Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhjet presidenciale në datën 21 prill në raundin e parë, dhe në 5 maj në raundin e dytë.

Ka qenë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që firmosi sot aktin e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, kurse së bashku me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe ato lokale për komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Xhaferi kërkoi zgjedhje të lira dhe demokratike të cilat sipas tij do të jenë kyç që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars. /k.k/noa.al/