Transmetuar më 09-02-2019, 16:13

Profesori dhe polici që abuzuan me një vajzë 16-vjeçare u lanë në burg nga gjykata në Kosovë.

Mësuesi me iniciale SH.XH  është lënë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa gjinekologu i klinikës ku vajza u detyrua të abortonte është lënë në arrest shtëpie.

Bashkë me mësuesin, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë edhe për policin, i cili dyshohet se ka abuzuar me të miturën pasi kjo e fundit kishte shkuar të denonconte mësuesin për ngacmime seksuale.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri pasi i pandehuri SH.XH mund të ndikojë te dëshmitarët, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3. të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Vajza 16-vjeçare dyshohet se mbeti shtatzënë me policin dhe ky i fundit e ka detyruar atë të abortojë tek klinika e gjinekologut, që siç raportojnë mediat vendase rezulton se kishte marrëdhënie shoqërie me policin abuzues. /k.k/noa.al/