Transmetuar më 09-02-2019, 16:34

Ka rezultuar e dështuar përpjekja e një të dënuari për t’u arratisur nga burgu.

Blaze Ayers po dërgohej në qelinë e tij në një burg në Qarkun Jackson në Indiana, kur u largua me vrap nga oficierët dhe u mbyll në një dhomë mjekësore.

Forcat e sigurisë shkuan menjëherë në ndjekje të tij, por kur hynë në dhomë panë që i dënuari kishte hipur në tava, në tentativë për t’u arratisur.

Por përpjekjet e tij për t’u arratisur dështuan pasi tavani ku po ecte u shemb dhe ai ra para 3 policëve të armatosur.

Shikoni këto pamje. /k.k/noa.al/