Transmetuar më 09-02-2019, 21:52

Një ngjarje e tmerrshme ka shokuar opinionin publik në Kinë.

Një burrë është arrestuar pasi dërgoi një vajzë 12 vjeçe (shtatzënë) në spital për kontroll.

Ai tentoi ta fuste vajzën e vogël si një grua 20 vjeçe por është zbuluar nga mjekët se ishte vetëm një fëmijë.

Një anëtar i stafit në një spital në Xozhou, Kinë tha: “Është e qartë se ajo është vetëm një fëmijë”.

Fotografitë shqetësuese shfaqin barkun e madh të vajzës së vogël dhe shenjat në të.

Ajo u dërgua në spital nga një burrë 40 vjeç dhe një grua që pretendonte të ishte vjehrra e vajzës.

Ata thanë se ajo ishte tre muaj shtatzënë dhe se duhej të bënte një test rutinë për të konfirmuar se fetusi është i shëndetshëm./a.k/noa.al/