Transmetuar më 10-02-2019, 08:30

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel duke sjell një lajm të mirë për një familje në një fshat të Korçës.

“Me një tjetër dritë të ndezur aty ku kishte vetëm errësirë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Në video tregohet se si është ndërtuar nga e para shtëpia e Engjëllush Hysenllarit nga fshati Sovjan i Korçës, ku kreu i qeverisë premtoi ndërtimin gjatë vizitës së tij në 1 tetor.

Por në 9 shkurt, ai ka shkuar personalisht për ti futur në shtëpinë e re.

Teksa ka marrë falënderime nga familjarët, Rama ka thënë se 10-at e fëmijëve janë shpërblim, dhe se kush do marrë 10-ta do marrë edhe nga një kompjuter.

Po ashtu bëhet me dije se dy vajzat Sulltana ndjek kursin për parukeri dhe Refideja, një kurs kuzhine.

Po ashtu edhe Engjëllushi ka gjetur punë në ndërtim. /a.y/noa.al