Transmetuar më 10-02-2019, 09:21

Një grua dhe fëmija i saj 6 vjeç, gjetën vdekjen tragjikisht mbrëmjen e kësaj të shtune si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një pallat.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të shtune në një pallat dy katësh në Lion të Francës.

Krahas viktimave edhe katër persona të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se zjarri ra në katin e parë të ndërtesës për tu përhapur më tej në të gjithë godinën.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al