Transmetuar më 10-02-2019, 11:15

Një marshim- protestë u mbajt paraditen e sotme, para Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ky marshim vjen pas përdhunimit të një vajze 14-vjeçare në Kavajë, nga tetë djem me moshë nga 13 deri në 16 vjeç.

Protestuesit mbanin në duar një pankartë ku shkruhet “Nuk luhet përdhunimesh”.

Po ashtu protestuesit paralajmëruan një tjetër protestë në 8 mars, me rastin e ditës së gruas.

Kjo protestë merr shkasë nga abuzimi seksual i zgjatur prej disa muaj nga tetë djem të shkollës “Rilindja” në Kavajë, ndaj një vajze 14 vjeçe. /a.y/noa.al

Skandali në Kavajë, e mitura jep 200 minuta dëshmi para Gjykatës

Përdhunimi i të miturës në Kavajë, flet babai: Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë kujt