Transmetuar më 10-02-2019, 12:51

Së paku 39 persona kanë gjetur vdekjen në disa fshatra në veri të Indisë dhe 27 të tjerë ndodhen në spital, pasi u ndjen keq, pasi pinë një liker të prodhuar në mënyrë klandestine, i cili përmbante metanol toksik.

Gjithçka ndodhi gjatë një feste tradicionale. Pas ngjarjes së shënuar këtë të enjte, policia arrestoi 8 persona të dyshuar si furnizues dhe pezulloi 35 zyrtarë publikë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe mungesë kontrolli.

Policia raportoi se 26 persona gjetën vdekjen në dy fshatra të ndryshme në Uttar Pradesh, ndërkohë që 13 të tjerë ndërruan jetën pranë shtetit të Uttarakhand.

Vdekjet erdhën si pasojë e alkoolit të prodhuar në mënyrë klandestine në zonë, ku shtresat e varfra nuk kanë mundësi të blejnë pije të shtrenjta.

Kështu për shkak të prodhimit me përbërës jo të duhur, dyshohet të jetë shkaktuar helmimi. /a.y/noa.al