Transmetuar më 10-02-2019, 14:12
Zakariya Bader al-Jabir

Një fëmijë vetëm 6 vjeç Zakariya Bader al-Jabir, u ther në sy të nënës, mes ulërimave drithëruese. Faji i tij?

I përkiste degëzimit të gabuar të Islamit. Nënë e bir u sulmuan këtë të premte, teksa kishin shkuar për të vizituar një tempull në qytetin e Medinës.

Disa personave iu afruan dhe i pyetën nëse ishin shiit, dhe kur nëna iu përgjigj “po”, ata u morën me forcë në një makinë.

Më tej vogëlushi u mor nga duart e së ëmës dhe u godit me një shishe qelqi të thyer, deri sa u ther, shkruan noa.al.

E terrorizuar dhe në gjendje shoku, gruaja u detyrua që të asistojë gjatë vrasjes së të birit.

¾ e popullsisë në Arabinë Saudite i përket degëzimit mysliman sunit.

“Shia Rights Watch”, organizatë e angazhuar në të drejtat e shiitëve në botë, deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e autoriteteve saudite lidhur me këtë rast. /a.y/noa.al