Transmetuar më 10-02-2019, 14:39
Autobusi i aksidentuar

Një aksident tragjik u shënua gjatë së shtunës, ku një autobus i cili transportonte minatorët për në punë, përfundoi në një greminë.

Ngjarja e rëndë u shënua në lindje të Rusisë, ku flitet për 6 të vdekur dhe 16 të tjerë të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Aksidenti tragjik u shënua në zonën e Kemerovo, të Siberisë, zonë e pasur me miniera karboni.

Mësohet se mjeti që transportonte minatorët, u rrëzua nga një lartësi prej 8-10 metra, duke u shtypur në njërën anë. Autobusi ngjyrë portokalli i cili përfundoi në greminë, e bënte çdo ditë atë rrugë dhe nuk kishte pasur incidente të mëparshme.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, autoritetet vendase kanë nisur hetimet, ku kompania minerare është vënë nën hetim, lidhur me kushtet e sigurisë së punëtorëve. /a.y/noa.al