Transmetuar më 10-02-2019, 18:08

Gazetari John Humphrys përjetoi tronditjen më të madhe të karrierës së tij, kur një aktiviste kundër “Brexit” hoqi të gjitha rrobat dhe e detyroi që të zhvillonin intervistën lakuriq.

Intervista po zhvillohej në Radio 4, në Britaninë e Madhe dhe po shkonte shumë mirë.

Në mënyrë të papritur Dr.Victoria Bateman hoqi rrobat duke theksuar se lakuriq do të mbetet edhe Britania e Madhe nëse del nga Bashkimi Europian.

“Oh, po shoh që ju jeni lakuriq”, i tha John të ftuarës, e cila iu përgjigj:

"Kështu do të jetë edhe Britania e Madhe pas daljes nga Brexit".

Më poshtë keni videon e intervistës së saj./a.k/noa.al/