Transmetuar më 10-02-2019, 22:08

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një njoftim të rendësishëm në llogarinë zyrtare në Facebook.

Ajo ka njoftuar qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për vizë emigruese, që të dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor 2 javë para intervistës.

“Aplikantë për vizë imigruese:

Pasi të mësoni datën tuaj të intervistës nga NVC, dy javë përpara datë së intervistës ju duhet të dërgoni dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor”, – shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Në vijim, ambasada fton qytetarët të kërkojnë sqarime nga konsullja Ana në Facebook./a.k/noa.al/