Transmetuar më 10-02-2019, 22:28

Lojtarët serbë të ekipit të Crvena Zvezdas u sulmuan dje pasdite në Split të Kroacisë ndërsa ishin ulur në një kafe me fanellat e klubit të tyre.

Disa të rinj shkuan drejt tyre dhe filluan t’i sulmonin. Tre lojtarë nga skuadra e klubit serb u arratisën, njëri prej tyre duke u hedhur në det.

Këta janë lojtarët e Crvena Zvezdas të cilët pritej të ndesheshin dje kundër Mornarit të Kroacisë, në sportin “Water polo”, mirëpo ata u kthyen në Boegrad menjëherë pas këtij incidenti.

Në orën 13:40, policia kroate u njoftua për këtë sulm dhe tani ata janë duke i kërkuar pesë kroatët të cilët shkaktuan këtë incident. Njëri prej tyre mbeti i lënduar.

Mediat serbe raportojnë se lojtari i cili u hodh në det ishte portieri Aleksander Krajl dhe ai doli nga uji vetëm kur shkoi policia.

Autoritetet përgjegjëse në Kroaci kanë bërë të ditur se personat që shkaktuan këtë incident ishin të armatosur me thika dhe shkopinj të ndryshëm druri.

Më poshtë keni videon: