Transmetuar më 11-02-2019, 12:19

Ditën e sotme, e fejuara e tij Kejsi feston ditëlindjen, por pavarësisht se ndodhet pas hekurave nuk ka munguar urimi i Stresit për të.

Ai ka publikuar disa fotografi romantike të tyre ku shkruan “Edhe 100 e shtrenjta ime! Gëzuar ditëlindjen, dashuri”.

Aktualisht Kejsi ndodhet në Kanada ku studion dhe punon, ndërsa reperi Arkimed Lushaj në burg. Por nuses së djalit edhe familja Lushaj i ka dërguar një tortë, për ditën e shënuar.

Lidhur me këtë surprizë, Kejsi shkruan, “Çdo të thotë të kesh njerëz aq afër zemrës sa që as distanca nuk të ndan! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj që nuk më ka munguar kurrë. Ndihem krenare që mbaj mbiemrin Lushaj”.

Kujtojmë se vjeshtën e kaluar, Stresi u arrestua në zonën e Linzës në Tiranë, pasi u gjet i zhveshur i shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Ai u zu në befasi, ndërkohë që në dhomë është gjetur kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Po ashtu reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al