Transmetuar më 11-02-2019, 14:12

Lë përkushtimin ndaj Zotit, për dashurinë e një gruaje. Nuk është hera e parë që ndodh, por kjo ngjarje ka bërë bujë në provincën e Cerano, të Novarese, Itali.

Lajmi u bë me dije për besimtarët, nga peshkopi i Novara, Franco Giulio Brambilla.

Ai tha gjatë meshës së kësaj të diele se, “Prifti Federico Sorrenti ka vendosur që të mos vijojë më misionin e tij si prift”.

Don Federico gjatë javëve të fundit ka pasur disa fërkime me peshkopin, të cilit i kishte thënë se gjatë vitit të fundit ishte dashuruar me një grua.

Po ashtu i kishte treguar se e kishte menduar shumë gjatë, por se kishte vendosur që pjesën tjetër të jetës të ndërtonte familje me gruan që donte, shkruan noa.al.

Në vijim të fjalës së tij peshkopi tha se, “Ndonëse zgjedhja e tij ishte për të mirën personale, krijon shumë dhimbje për kishën dhe gjithë besimtarët. Por na duhet të respektojmë vendimin e tij”. /a.y/noa.al