Transmetuar më 11-02-2019, 18:41

Shpesh dëgjojmë për ulje emergjente të avionëve, dhe shkaqet mund të jenë defekte të ndryshme.

Por këtë herë ka ndodhur vërtet diçka e pazakontë.

Avioni që po nisej drejt Tenerifes, në Spanjë, bëri ulje emergjente pasi nuk kishte ujë të nxehtë për të bërë kafe dhe çaj.

Futurimi Jet2 kishte nisur nga Glasgow të dielën në mëngjes, por ishte i detyruar të devijonte në aeroprtin e Manchesterit për një ulje emergjente kur u zbulua problemi me gypat.

Pasagjerët të habitur nga ky rast, kanë shkruar në rrjetet sociale për të tregur për këtë ndodhi. /k.k/noa.al/