Transmetuar më 11-02-2019, 21:10

Një ngjarje e çuditshme na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nënë rreth 50-vjeçe në Merilend të SHBA-së, dyshohet se ndalonte vajza në universitet në mënyrë që të prezantoheshin me të birin.

Pasi morën një njoftim të çuditshëm, që ndalonte vajza korridoreve të universitetit, policia e Merilendit zbuloi se bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.

Nuk dihet me saktësi se sa vajzave u është afruar, por shumë studentë u ankuan për pasigurinë që u krijonte prania e çuditshme e gruas.

Në mënyrë që të ruhen nga ajo, policia u ka dhënë studentëve përshkrimin dhe foton e gruas 50-vjeçare./a.k/noa.al/