Transmetuar më 11-02-2019, 22:53

Pediatrja Lira Gjika gjithmonë ka tentuar që të flasë hapur për temat më të ndjeshme sociale, dhe këtë gjë ka bërë edhe këtë herë.

Ajo ka treguar në A Show se e njeh mirë situatën e vajzës në Kavajë pasi deri diku e ka provuar edhe vetë.

Gjika ka treguar se në vitin 1997, i kishin rrëmbyer dhe tentuar t’i përdhunonin të bijën.

“Edhe ata janë të mitur, duhet të kesh një model që kërkon në jetë. Ata janë rritur në një mjedis ku gruaja nuk respektohet.

Aty dy duhet të jenë dy lidera dhe kjo do zbulohet nga hetimi, por unë them që aty të gjithë janë viktima. Historia sa ka nisur ajo vajza është nën kërcënim, familja e saj, nëna e saj është e linçuar, e etiketuar.

Mos harro që është një qytet i vogël maskilist. Duhet të ndërhyhet me profesionalizëm. Të marrin të shpëtojnë vajzën se ndjehet e pisët, e frikshme”-është shprehur ajo.