Transmetuar më 12-02-2019, 07:40
Makina e aksidentuar

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Pranë ishull Shëngjinit, është përplasur një furgon mallrash me një makinë tip “Renault”, duke dalë nga rruga.

Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spital.

Vajza e cila ndodhej në drejtimin e makinës “Renault” L.M., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ndodhet në gjendje të rëndë. Dëmtime më të lehta ka pësuar drejtuesi i furgonit F.B., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al