Transmetuar më 12-02-2019, 13:38

Së paku 17 persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një zjarri të rënë në një hotel në pjesën perëndimore të New Delhi, në Indi.

Zjarri përshiu ‘Arpit Palace’, një hotel pesë katësh në lagjen ‘Karol Bagh’.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shpëtimin e 35 personave të tjerë, ndërkohë që janë në vijim hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Mes viktimave mësohet se është edhe një grua dhe një fëmijë, të cilët dyshohet se janë hedhur nga dritarja në tentativë për t’iu shpëtuar flakëve.

Zjarri shpërtheu në mënyrë të beftë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e marta. /a.y/noa.al