Transmetuar më 12-02-2019, 16:43

Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Elbasanit. Ai është pritur nga qindra qytetarë që kanë shtrënguar duart me kreun e PD dhe i kanë shprehur shqetësimet e tyre, duke e garantuar për mbështetje.

“Era e ndryshimit po ndjehet në Elbasan e cila po përhapet në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha në nisje të takimit.

Të shtunën do të bëhemi bashkë dhe nuk do t’ju lëmë vetëm.Është katastrofë kështu nuk vazhdohet më . Duhet patjetër të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar, ju jeni sovrani. Ulja e taksës për biznesin e vogël do të kenë efekt të menjëhershëm për rritjen e konsumit. Asgjë nuk ka ec, edhe një rrugë që e gjetën thuajse gati nuk e mbaruan.

Më tej kreu i PD-së bëri një paralajmërim të fortë kur tha se të shtunën qytetarët do i zënë si minj në kryeministri.

“Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi. Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë. Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s’kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune.

Do jenë të gjithë punësuarit që s’ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj”, tha Basha./b.l/noa.al/