Transmetuar më 12-02-2019, 17:22

Këto ditë nisin punimet për ndërtimin e rrugës së Torovicës.

Këtë deklaratë e ka bërë Kryeministri Edi Eama gjatë një takimi në Lezhë, në prani edhe të deputetëve të këtij qarku.

“Për pak ditë do të fillojmë rrugën e Torovicës. Projekti është bërë. Kam porositur një palë gërshërë të gjata, që ta presë ky që ta kalojnë të majtë dhe të djathtë. Në atë zonë njerëzit mund të kthehen jo ndoshta për të jetuar, por për të punuar.

Rruga tjetër është një aks strategjik Shëngjin-Velipojë, i cili do shërbejë jo vetëm për të zhvilluar këtë brez jo vetëm mes dy vendeve, por edhe me Malin e Zi”, tha Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë ironizoi edhe kreun e PD-së, për lapsusin e bërë disa ditë më parë mbi uljen e çmimit për ‘litër të energjisë elektrike”. /k.k/noa.al/