Transmetuar më 12-02-2019, 18:00

Kryeministri Rama ka thumbuar në distancë kryedemokratin Basha, duke e ftuar të aplikojë te platforma “Shqipëria që duam".

Në takimin me banorët e Lezhës, kreu i qeverisë tha se Basha kërkon pushtet pa fituar zgjedhje.

“Unë nuk ka kam dëgjuar asnjë shqiptarë që thotë se  nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon. Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë që dua pushtetin.

E kupton, do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikojë te platforma që të marrë përgjigje për 10 ditë”, tha Basha.

Ndërkohë qytetarët u ankuan për disa probleme që kanë në përditshmërinë e tyre. /k.k/noa.al/