Transmetuar më 12-02-2019, 19:57

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në qytetin e Kavajës.

NOA.al ka mësuar se ngjarja e rëndë është regjistruar në qendër të këtij qyteti.

Viktima është një kalimtar, që u përplas nga një makinë. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë, patrulla policie janë ngritur në hyrje dhe dalje të Kavajës, për kapjen e tij.

Ndërkohë nuk është bërë ende publik identiteti i viktimës. /k.k/noa.al/