Transmetuar më 13-02-2019, 07:42

Teksa protesta e paralajmëruar për të shtunën nga opozita po afron dhe policia bëri apel për shmangien e tensioneve dhe foli për persona që duan të krijojnë destabilizim, as Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa i thënë dy fjalë rreth saj.

Ndërsa këtë të martë ishte në Lezhë në takimin “Bashkia që duam”, ai iu përgjigj një qytetari i cili i tha “qeni që leh nuk ha”.

Po ashtu qytetari i kërkoi që të mos ketë frikë për protestën e 16 shkurtit.

Por Rama ia ktheu, “Mos ki merak fare, unë kam vetëm një shqetësim, jam realisht i shqetësuar për ata që i besojnë akoma këtyre realisht. Prindër, burra, gra, hiqi ata të baskisë, se do çohet bashkia Lezhë komplet, apo bashkia Shkodër me Voltanën etj.

Por realisht ka njerëz që sëkëlldisen dhe shkojnë pas tij.” /a.y/noa.al

“Në tubim persona me precedentë!” Apeli i policisë për protestën e opozitës