Transmetuar më 13-02-2019, 09:16
Gani Dizdari

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari ka humbur çdo mundësi për të vijuar detyrën.

Kjo pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi ditën e sotme që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kjo pasi KPK e shkarkoi nga detyra Dizdarin, i cili nuk e kaloi dot procesin e vetingut.

Nga verifikimet e kryera sa i takon pastërtisë së figurës, pasurisë dhe karrierës së tij, KPK vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses.

Nga verifikimet u konstatua se gjyqtari ka kontakte me persona me precedentë penal, por argumenti se personi për të cilin flitet është nipi i tij, nuk ia shpëtoi karrierën.

KPK ka arritur në konkluzionin se gjyqtari ka probleme edhe me një apartament të blerë në vitin 1998 për të cilin nuk justifikon burimin e të ardhurave.

Po ashtu, gjyqtari sipas KPK ka probleme me deklarimin e pasurisë së të bijës.

Dizdari ka deklaruar apartament 95 metra katrorë, të blerë në vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalzit 63 metra katrorë plus ballkon në total 86 metra katrorë, blerë për 3.3 milionë lekë.

Tokë arë në Bathore 1000 metra katrorë blerë 344 mijë lekë.

Apartament banimi i bashkëshortes 68 metra katrorë blerë në vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime për ta blerë këtë apartament. Depozitë bankare 1.8 milionë lekë dhe depozitë 8 mijë dollarë. Po ashtu, i rezulton një llogari tjetër 1.1 milionë lekë. /a.y/noa.al Vetingu i “pret” kokën gjyqtarit të Kushtetueses, shkarkohet Gani Dizdari