Transmetuar më 13-02-2019, 09:30

Ndërhyrjet estetike janë bërë gjithnjë e më të shpeshta viteve të fundit, ku kryesisht personazhet e famshëm kanë rënë pre e tyre.

Këngëtarja Vesa Luma, ka vendosur ti përgjigjet një ndjekëseje të saj në rrjetet sociale, e cila e ka pyetur nëse bërë ndërhyrje estetike.

“Jo, nuk kam akoma, preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme nëse mendoj se do të më bëj të lumtur, do ta bë”, tha Vesa.

Prej disa muajsh Vesa ndodhet në Kosovë bashkë me djalin Lian, ndërsa i shoqi Big Basta ndodhet në Zelandën e Re.

Kjo distancë mes tyre vjen për efekt dokumentesh, ndërkohë që aktualisht këngëtarja po merret me drejtimin e një emisioni radiofonik. /a.y/noa.al